Tanja Fajon, deputete e Parlamentit Evropian. Foto: Facebook

Tanja Fajon i Bën Apel Kosovës për Vizat

Komentet e eurodeputetes sllovene erdhën në ditën kur Bashkimi Europian ua hoqi regjimin e vizave qytetarëve të Ukrainës dhe Gjeorgjisë që në total përbëjnë rreth 50 milionë banorë.

“I bëjë thirrje Kosovës që të mblidhen urgjentisht për kushtet e fundit të mbetura për udhëtimin pa viza. Ekziston një dritare shprese” , ka shkruar Fajon në Twitter.

“Bëmë kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizave. Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe lajm shpresëdhënës për Kosovën”, ka thënë ajo.

Zyrtarë të lartë të BE-së kanë përsëritur në disa raste se “Kosova është në kilometrin e fundit” të përmbushjes së kritereve për heqjen e regjimit të vizave, por vendi është ngujuar në çështjen e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi tash e 15 muaj.

Kosova mbetet vendi i fundit në rajon ndaj të cilit ende aplikohet regjimi i vizave në zonën Shëngen.