Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi - Foto: KALLXO.com

Talat Xhaferi: Shqiptarët kanë vullnet të dalin për të votuar ‘pro’ referendumit

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi i ftuar në emisionin ClickPlus tha se shqiptarët kanë vullnet të dalin për të votuar “pro” referendumit.

Gjithashtu ai shprehu një optimizëm të theksuar, lidhur me numrin që do të dalin për të votuar në referendum dhe për ta mbështetur të njëjtin.

Në Propozim-vendimin më 30 korrik u propozua që referendumi në Maqedoni të mbahet në 30 shtator, ai të jetë konsulativ, ndërsa pyetja e referendumit është: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO përmes mbështetjes së marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?