Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi duke nënshkruar Ligjin për Gjuhët, Foto: Facebook

Talat Xhaferi Nënshkruan Ligjin për Gjuhët

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në llogarinë e tij në Facebook ka postuar disa fotografi duke e nënshkruar Ligjin e Gjuhës Shqipe i cili u votua pas disa tensioneve në Kuvendin e Maqedonisë.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua me 64 vota pro dhe asnjë kundër.

Derisa kryetari i Kuvendit por  propozonte që të votohej ligji deputetët e partisë opozitare VMRO – DPMNE dolën te foltorja për ta bllokuar procesin.

Madje kryetari i VMRO – DPMNE-së u afrua tek vendi i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për ta penduar derisa ai e kryente punën e tij. Madje në videon e publikuar nga RTV 21 shihet se me tyre ka edhe kontakte me duar.

.

http://kallxo.com/nikolla-gruevski-tenton-ta-godase-talat-xhaferin-video/