Taksisti nga Fushë Kosova grabitet në Klinë

Policia në rajonin e Pejës ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e cila i ka ndodhur një taksisti në fshain Gjurgjevik i Madh.

Në lidhje me këtë rast policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, V.B, 24 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, Stacioni Policor ne Klinë më datë dje rreth orës 22:00,  është njoftuar nga Stacionin policor Fushë-Kosovë se personi me profesion taksist, gjatë transportimit të dy personave nga Fushë Kosova për në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë në drejtim të Pejës deri ne fshatin Gllarevë dhe me të arritur në fshatin Gjurgjevik i Madh në vendin e quajtur te rrasat  ishte  grabitur nga të dyshuarit.

Policia ka njoftuar se të dyshuari i kishin marrë viktimës  një telefon mobile ‘Iphone 5’, para të gatshme 50 euro, dhe kuletën me dokumentet personale (patentë shofer, letërnjoftim dhe kartela te bankës).

Në njoftim thuhet se të dyshuarit e kishin urdhëruar viktimën që të largohet në drejtim të Fushë-Kosovës pa u ndaluar askund, ndërsa të dyshuarit ishin larguar në këmbë në drejtim të pa njohur.

Sipas viktimës tek te dyshuarit nuk kishte vërejtur ndonjë armë por njëri nga të dyshuarit gjatë tërë kohës së grabitjes e kishte mbajtur dorën e djathtë në brez të mbuluar me xhaketë duke e frikësuar-kërcënuar viktimën.

Njësia e hetimeve është në kërkim të personave tjerë të dyshuar.

KALLXO.com ka raportuar sot për rastin.

https://kallxo.com/kline-pasagjeret-i-grabisin-taksistit-50-euro/