Foto: Zyra e Presidentit

Taksa doganore e sjell Hahn-in në Kosovë

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë në Kosovë të hënën.

Sipas një njoftimi, fokusi kryesor i vizitës do të jetë në vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Njoftimi thotë se ai do ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe do ta nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, parime të cilave, siç thuhet në njoftim, edhe Kosova edhe i tërë Ballkani Perëndimor janë zotuar t’u përmbahen.

Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.