Takimi i krerëve të drejtësisë - 08.05.2019

Takimi për themelimin e Taskforcës për Krimet e Luftës mbahet i mbyllur për publikun

Mbahet i mbyllur takimi koordinues në mes të krerëve të sistemit të drejtësisë së Kosovës për themelimin e Taskforcës dhe Trupit monitorues të Strategjisë së krimeve të luftës.

Në këtë takim po marrin pjesë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryesuesi i KPK Bahri Hyseni, kryesuesi i KGJK, Skënder Çoçaj, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, drejtori i Policisë Rashit Qalaj dhe përfaqësues të tjerë vendor dhe ndërkombëtar.

Pas takimit do të ketë deklarata për media.