Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani - Foto: REL/AP

Tajani kërkon falje që iu referua pjesëve të Kroacisë dhe Sllovenisë si italiane

Kryetari i Parlamentit Europian kërkoi falje pasi iu referua pjesëve të Kroacisë dhe Sllovenisë si italiane.

Duke folur në një ngjarje të dielën, në nderim të italianëve që kanë vdekur dhe atyre që kanë ikur nga rajonet kufitare të Detit Adriatik, për t’iu shpëtuar partizanëve jugosllavë gjatë masakrave të Luftës së Dytë Botërore, Antonio Tajani iu referua Istrës dhe Dalmacisë si italiane.

Rajonet janë bërë pjesë e Jugosllavisë dhe, më vonë, e Kroacisë dhe Sllovenisë.

Anëtarja kroate e Parlamentit Europian, Ivana Maletiq, i cilësoi komentet e Tajanit si “krejtësisht të papranueshme” dhe tha se ato mund t’i shtyjnë qytetarët kroatë që të mos votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Europian që do të mbahen në maj.

Ministri i Jashtëm slloven, Miro Cerar, shkroi në Twitter se “çdo shtrembërim i fakteve historike rreth ngjarjeve në zonën kufitare midis Sllovenisë dhe Italisë është i papranueshëm”.

Tajani kërkoi falje të hënën, duke thënë se referimi i tij ndaj rajoneve “nuk është pretendim territorial”.

“Më vjen keq nëse fjalët e mia janë keqinterpretuar”, tha Tajani gjatë një sesioni të Parlamentit Europian në Strasburg.

“Nuk ishte qëllimi im që të ofendoja askënd. Unë vetëm kam dashur të dërgoj një mesazh paqeje mes popujve, në mënyrë që ajo që ka ndodhur atëherë, të mos përsëritet kurrë”, tha Tajani.

ETIKETA

11 Shkurt 2019 - 19:59

REL 11/02/2019 - 19:59
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend