Tahiri i Thotë Erdoganit se Haradinaj Nuk Mund të Kërcënohet
31.3.2018 - 18:22
Pas fjalëve të ashpra të Recep Tayyip Erdogan-it për Ramush Haradinaj,Besnik Tahiri ia kujtuar presidentit turk dy çështje.
Tahiri ka shkruar në facebook se reagimi i Erdoganit tregon se Haradinaj nuk ka ditur asgjë për deportimin e shtetasve turq.
Ai gjithashtu ka porositur Erdoganin se haradinaj nuk shantazhohet
“Dy çështje dua ti them:
- Ramush Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, këtë e dinë të gjithë, por nuk dëshirojnë ta pranojnë.
- Ky pozicion i Erdoganit është tregues që kryeministri as nuk e ka ditur dhe as nuk është pjesë e Filmit ‘Deportimi’”, shkroi Tahiri.
Erdogan sot i kërkoi llogari Haradinajt për lirimin nga detyra të ministrit të brendshëm dhe drejtorit të AKI-së.
Besnik Tahiri është zgjedhur para dy javësh koordinator nacional për reforma shtetërore.