Labinot Tahiri. Foto: Kallxo.com

Tahiri: Po mundohen me ma zbeh kërkesën për protestë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, thotë se insiston që të protestohet të shtunën për shkak të disa rrugëve të parregulluara nga institucionet përgjegjëse në komunën e Ferizajt.

Tahiri në rrjetin social ‘Facebook’ thotë se po mundohen që t’ia zbehin kërkesën për protestë, duke ironizuar që nuk lobon për Novi Sad.

“Ani nuk ka problem qe mundoheni mem shkel, veq mos harroni se nuk jam ka loboj për NOVI SAD, por për ate që e keni lënë ju në baltë atë popullate”, ka shkruar Tahiri.

Ai thotë se kjo po bëhet për arsye të neglizhencës dhe premtimeve më shumë se 6 vite për rregullimin e rrugëve të fshatrave Terrn, Bablak, Luboc dhe Koshare.

Ai shtoi se në këtë protestë do të ketë pjesëmarrës edhe deputetë.

Deputeti ka paralajmëruar se do të bllokojë autostradën “Arbër Xhaferi” gjatë ditës së shtunë duke filluar nga ora 11:00

Labinot Tahiri kërcënon me bllokim të rrugëve dhe të autostradës

www.kallxo.com

12 Mars 2019 - 20:11

Xheneta Murtezaj 12/03/2019 - 20:11
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend