Tahiri: PDK nuk po e paragjykon fajësinë e zyrtarëve

Dy ministrat e Qeverisë aktuale e që vijnë nga PDK, e kanë mirëpritur vendimin e shefit të tyre për për largimin e personave të kësaj partie nga pozitat partiake dhe institucionale të cilët kanë aktakuza.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha në një emision në RTV Dukagjini se Veseli me këtë e ka bërë për zhvillimin e vendit.

“Po na intereson që zhvillimin ta fillojmë nga vetvetja dhe të mëtojmë te shoqëria. Kryetari Veseli kërkoi fokus në luftimin e dukurive negative në parti.  PDK nuk e paragjykon dikë që ka fajësi. Ne po e bëjmë hapin e parë, të krijimit të hapësirës. Inkurajim është qe këto raste të kryhen sa më shpejtë. PDK e ka bërë hapin e parë, le të veprojë drejtësia le ta merr fjalën e fundit”, tha Ismaili.

Edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i doli në krahë Veselit, ku tha se ai ka vendosur standard të lartë në klasën politike të Kosovës

“Është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, por në asnjë rast të interferojë në procesin gjyqësor. Edhe reagimi i personave në si zotëri Beqaj dhe të tjerët kanë qenë korrekte. Në asnjë rrethanë nuk mund të shihet si shpërlarje e njerëzve. Nuk është vullnet politik që ti dëmtojmë njerëzit tanë”, tha Tahiri në RTV Dukagjini.

Veseli këtë vendim për largimin e personave me aktakuza nga pozitat udhëheqëse në instuticionet publike e ka marrë gjatë ditës së djeshme dhe është përkrahur nga bashkëpartiakët dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

https://kallxo.com/bekim-haxhiu-komenton-vendimin-e-veselit/

https://kallxo.com/edhe-djali-i-ukshin-hotit-perkrah-vendimin-e-veselit/

Por është kritikuar nga deputetët e opozitës.

https://kallxo.com/deputeti-i-ldk-se-apostoloves-nese-te-pelqen-shembulli-i-veselit-prezantoje-ne-shtetin-tend/

Ndërsa, sot është liruar nga detyra nga kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.