Tahiri e Lumezi vizitojnë Prokurorinë Speciale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, sot do të vizitojë Prokurorinë Speciale.

Pas takimit do të ketë deklaratë për media.

Ndryshe ditë më parë në Pallatin e Drejtësisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur një takim në mes të ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë Aferdita Bytyçit, kryesuesit të KGJK-së Nehat Idrizi, si dhe kryetarit të Gjykatës Supreme Enver Peci.

Të pranishëm në takim ishin edhe disa gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ky takim u mbajt një ditë pasi Kosovës iu dha rekomandimi pozitiv për liberalizimin e Vizave.

Kujtojmë se si kush për liberalizimin e vizave janë dhjetëra procese gjyqësore si raste të shënjestruara.