Avokati Emrush Kastrati, që mbron Murat Jasharin, personin që dyshohet se shtiu në Azem Vllasin tha se i mbrojturi i tij është intervistuar sot në hetuesi.
Vllasi u plagos sot në mëngjes te banesa e tij, në rrugën “Hajdar Dushi”, në Prishtinë ndërsa Policia arrestoi pak orë më vonë dy persona të dyshuar.
Policia thotë se ka arrestuar dy persona të dyshuar për plagosjen e avokatit të njohur kosovar Azem Vllasi.
Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar ndaj plagosjes së Azem Vllasit sot në mëngjes.