Avokati Faton Fetahu në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të amnistojë kriminelët.
Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për pasurinë e politikanëve.
Ai tha se ka njerëz që shihen me vetura, orë dhe shtëpi të shtrenjta që kushtojnë mbi 300 mijë euro ndonëse nuk kanë kurrfarë veprimtarie ekonomike.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka filluar punën për hartimin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.