Postet nga: Nikollë Komani

5 vite burg për vrasjen e bashkëshortes

Xhafer Shkodra është dënuar me burg me dënim unik prej 5 vite e dy muaj për vrasje nga pakujdesia dhe për armëmbajtje pa leje.

Prokuroria ia lehtëson veprën penale të akuzuarit për vrasjen e gruas në Gjakovë

Në gjykimin ndaj Xhafer Shkodrës, i akuzuar se duke pastruar armën kishte qëlluar gruan e tij, Rabe Shkodra, sot planifikohej të thuhej fjala përfundimtare.

Gjykimi i zyrtarit të Komunës së Malishevës, dëshmitari: Kablloja kontestuese është e KEDS-it

Në gjykimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ish-shefit të Shërbimeve Publike në Malishevë, Ismet Mazreku, dëshmoi Agnez Furra, ish-drejtor i KEDS-it, në rajonin e ...

Gjakovë: Nga 300 euro gjobë për të akuzuarit për drogë

Gjykata e Gjakovës i dënoi me nga 300 euro gjobë Faton Osmanaj dhe Veton Bakija të akuzuar për veprën penale të posedimit të drogës.

Gjakovari pretendon se kishte gjysmë kilogrami drogë për konsum

Ernest Cena pretendon të mbrohet në akuzat për shitje të mariuhanës duke u arsyetuar që drogën e kapur nga policia e kishte për përdorim personal.

Gjakovë- Qan në gjykatë dhe tregon si e blen drogën afër spitalit

Në rastin ku Veton Bakija po akuzohet për posedim të drogës, ndërsa Faton Osmanaj për blerje e shitje të drogës, në shqyrtimin gjyqësor të ...

Vajza pyet babanë në gjykatë: Pse më është vrarë nëna?

Xhafer Shkodra, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij gjatë gushtit të vitit të kaluar, sot dha mbrojtjen në gjykatën e Gjakovës.

Dështon seanca për keqpërdorim ndaj ish-shefit të shërbimeve publike në Malishevë

Gjykimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ish-shefit të Shërbimeve Publike në Malishevë, Ismet Mazreku ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën e Gjakovë...