
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia në Mitrovicë, nën dyshimet për vjedhje në një bastore. “Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Arrestimi i të dyshuarit E. S., 19 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy ditë më parë në Mitrovicë, ku cak i vjedhjes ishte një bastore sportive dhe…
Para 30 vjetëve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë. Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë, për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj. Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore, kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën. Me rastin e këtij përvjetori “Ndërmarrja…
Punëtorët e larguar nga puna nga KEDS, sot nga ora 10:00 do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndodhet në Pallatin e Drejtësisë. Siç njofton Këshilli Protestues ”protesta do te mbahet me qellim të vetëm: Mos implementimi i vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”. Punëtorët e larguar nga KEDS-i për rreth një orë kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë edhe më 23 janar 2019. Punëtorët në Prokurorinë Themelore kanë dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it,…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë 13 gradë Celsius. “Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do ti takojnë stadit të lartë të Troposferës. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të…
Send this to a friend