Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius.
Nga e mërkura deri të dielën temperaturat shkojnë deri në -13 gradë.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, gjatë javës pritet të mbaj mot më i ftohtë, i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe të reshura.
Mbi vendin tonë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.