Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona nën dyshimin për dhunë në familje në 5 raste të ndryshme në 24 orët e fundit.
Policia e Kosovës (PK) njofton se vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar dhjetë raste me dhunë fizike.
Është arrestuar një person në Podujevë me dyshimin që e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Dyshohet se para sulmit fizik ka pasur mosmarrëveshje dhe fjalosje.
Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, më pas ka marrë dy fëmijët e tyre dhe dyshohet se ka ikur jashtë shtetit.
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas Policisë së Kosovës, dhuna e ...