Sylejman Selimi intervistohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

Ish- Komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi i cili ka qenë i ftuar nga Gjykata Speciale sot e ka dhënë deklaratën e tij në Prishtinë.

Avokatët e tij, Tom Gashi dhe Gregor Guy Smith kanë foluar në një konferencë për media rreth intervistimit të tij.

Avokati Tom Gashi në një konferencë ka treguar se Sylejman Selimi është intervistuar sot nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

“Ai ka dhënë të gjitha përgjigjet e kërkuara. Cilësia juridike për të cilën Sylejman Selimi është ftuar – është si i dyshuar apo vetëm si dëshmitar”, ka thënë Gashi.

Gashi nuk ka folur konkretisht se për çfarë është marrë në pyetje Selimi.

“Marrja në pyetje e secilit është konfidenciale. Unë nuk mund të them se për çfarë rasti konkretisht është marrë në pyetje por ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme”, është shprehur Gashi.

Sipas Gashit, intervistimi i Selimit ka zgjatur rreth një orë, duke përfshirë përkthimet që janë bërë gjatë intervistimit.

Në këtë konferencë, Gashi ka thënë se nuk ka arsye që të ngritët ndonjë akuzë kundër Sylejman Selimit.

Sylejman Selimi është liruar me kush nga burgu, ku ishte në vuajte të dënimit për krime të luftës.

Kujtojmë se para pak ditësh, Sylejman Selimi është emëruar këshilltarë i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

https://kallxo.com/sylejman-selimi-merret-ne-pyetje-nga-gjykata-speciale/

.