Sylë Tahirsylaj tregon kur do të bie shi

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj parashikon se as ketë javë nuk do të ketë reshje shiu.

Ai për KALLXO.com tregon se moti në Kosovë do të jetë i përafërt si javën që po lëmë pas.

“Gjatë kësaj jave moti do të jetë i përafërt me temperaturën e javës së kaluar, nuk do të ketë reshje shiu, temperatura minimale do të luhaten nga 1 deri në 5 gradë celsius dhe ato më të lartat do të arrijnë deri në 18 gradë celsius”, tha Tahirsylaj.

Sipas tij, nga fundi i muajit nëntor pritet të ketë reshje të shiu, të cilat i konsideron të vonuara.

“Pritet që nga fundi i muajit të ketë reshje por këto reshje tashmë e kanë humb efektin e vetë pasi që thatësia ka qenë e madhe dhe si pasojë nuk janë përfunduar punët e bujqësisë siç duhet”, parashikoi Tahirsylaj.