Gjykimi i mjekëve | Foto: KALLXO.com

Sylë Hoxha Vonohet por Pritet me Duartrokitje

Seanca e gjykimit në Rastin “Stenta” nisi me vonesë prej gati një ore.

Sylë Hoxha, prokurori i këtij rasti nuk erdhi me kohë.

Seanca ishte paraparë të fillonte në orën 13 e 30 minuta, ndërsa Sylë Hoxha arriti në sallën e gjyqit në orën 14 e 20.

Me të mbërritur në sallë, Sylë Hoxha kërkoi falje për vonesën, ndërsa tregoi se ka pasur probleme teknike.

Ardhja e tij u prit me entuziazëm dhe duartrokitje, pasi të akuzuarit dhe avokatët e tyre ishin mërzitur duke pritur nisjen e seancës.

Edhe pse seanca e parë e këtij gjykimi u mbajt në tetor të vitit të kaluar, për shkak të shtyrjeve të vazhdueshme nuk është arritur ende të lexohet aktakuza.

Më 28 shkurt, seanca e “Stentave” u shty, ngase mungoi i akuzuari Bedri Sahiti.

http://kallxo.com/rasti-stentat-assesi-te-lexohet-aktakuza/

Gjykimi u shty edhe në tetor të vitit të kaluar, pasi atëherë mungoi  i akuzuari Agron Besimi.

http://kallxo.com/gjykimi-per-stentat-ne-sallen-e-konferencave/

Në Rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë, 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Pjesë e këtij gjykimi janë ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej  4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Mjekët dhe punonjësit shëndetësorë që po nisin të gjykohen sot qenë arrestuar më 9 tetor 2014.

Një ditë më pas KALLXO.com siguroi dokumentin e prokurorisë me të cilin kërkohej paraburgim për mjekët e arrestuar në të cilin të arrestuarit e atëhershëm me sms flisnin për pacientë që nga institucionet publike i dërgonin në ato private në këmbim të përfitimit material.

http://kallxo.com/sms-te-e-mjekeve-te-arrestuar/

Për rastin “Stenta” emisioni “Jeta në Kosovë” shfaqi një hulumtim në dhjetor të vitit 2014.

Stentat-Rrëfimet e Pacientëve

Me këtë hulumtim vitin e kaluar ekipi i emisionit “Jeta në Kosovë” fitoi çmimin e dytë të BE-së për gazetari hulumtuese.

http://kallxo.com/jeta-ne-kosove-dhe-kallxo-com-cmim-per-gazetari-hulumtuese-me-stentat/