Ilustrim...

Suspendohen shefi i Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe një polic i kësaj Njësie

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar sot për shkak të “tejkalimit të autorizimeve”.

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar suspendimin e shefit të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe të një pjesëtari të kësaj Njësie të Policisë.

Sipas burimeve të KALLXO.com, zyrtarët e Policisë janë suspenduar pasi dyshohet se gjatë ndalimit të një veture me targa diplomatike CD i kanë tejkaluar autorizimet.

Oficerët e NjRSh-së janë suspenduar për 48 orë.

09 Janar 2019 - 23:07

Naser Sertolli 09/01/2019 - 23:07
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend