Foto-ilustrim

Suspendime për Ikjen e të Paraburgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se ka suspenduar katër zyrtarë të tij, pas ikjes së një të paraburgosuri.

Në një njoftim për medie, ky institucion tregoon se një i paraburgosur me inicialet L. B. ka arritur të ikë nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

“Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se pas pranimit të informatës mbi arratisjen e të paraburgosurit L. B. nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan ka dalë në vendin e ngjarjes për të inspektuar rrethanat e arratisjes,” sqaron njoftimi.

Në njoftim më tutje tregohet për masat e ndërmarra për shkak të kësaj ikjeje.

“Pas kryerjes se inspektimeve preliminare, SHKK ka ndërmarrë hapa urgjentë duke suspenduar nga puna një mbikëqyrës të lartë, një mbikëqyrës dhe dy oficerë. Këto janë masat e marra deri në përfundim të hetimeve përfundimtare,” thuhet në njoftim.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për arratisje të disa personave nga burgjet.

http://kallxo.com/kapet-i-arratisuri-nga-burgu-i-dubraves/

Faton Hajrizi Arratiset Sërish nga Burgu