Nga një protestë për Sylejman Selimin - Foto: KALLXO.com

Supremja Ul në 8 Vjet Dënimin për Sylejman Selimin

Gjykata Supreme ka miratuar pjesërisht ankesën e avokatëve të Sylejman Selimit, duke e liruar nga përgjegjësia komanduese.

Lajmi për vendimin e Supremes është konfirmuar nga avokati Tomë Gashi.

“Z. Selimi shpallet i pa fajshëm për peëgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtorë. Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme e Kosovës ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2016, duke e ndryshuar këtë aktgjykim dhe duke e zbritur dënimet me aktgjykimet e mëhershme”, ka shkruar Gashi në Facebook. Ai tutje ka sqaruar se dënimi për Sylejman Selimin është zbutur nga 10 në 8 vite burgim.