Ilustrim Policia në vendin e ngjarjes - Foto: KALLXO.com

Sulmuesi i policit të njohur si ‘Tarkani’ mister për prokurorinë

Dy netë më parë, polici Avni Berisha i njohur si “Tarkani” është gjuajtur me armë zjarri para banesës së tij, por ende nuk ka asnjë të arrestuar nga Policia.

KALLXO.com ka kontaktuar prokurorin Ibrahim Berisha në lidhje me këtë rast, por ai ka thënë se ende asnjë person nuk është arrestuar.

“Ende asnjë person nuk është arrestuar apo identifikuar për gjuajtjen me armë ndaj Avni Berishës”, ka thënë prokurori.

Ai tha se Policia e Kosovës po vazhdon të merret me rastin.

Më 2 nëntor rreth orës 20:00 persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri ndaj policit, i njohur me nofkën ‘Tarakani’ gjatë kohës sa ai ishte jashtë detyrës zyrtare.

Avokati i tij, Naim Rudari i kishte thënë KALLXO.com natën e sulmit, se një rasti i ngjashëm ka ndodhur edhe një javë më herët.

“Fatmirësisht i mbrojturi im nuk është lënduar por po ju tregoj më 24 tetor ka ndodhur edhe një rast tjetër i ngjashëm por edhe atëherë nuk ka pasur lëndime”, kishte thënë Rudari.

https://kallxo.com/te-shtena-me-arme-ndaj-policit-avni-berisha-tarkani/

https://kallxo.com/flet-avokati-tarkani-eshte-sulmuar-edhe-javen-e-kaluar/