Të plagosurit në sulmin në Zelandën e Re, transportohen me ambulancë.

Sulmuesi disa minuta para aktit i kishte dërguar email kryeministres së Zelandës së Re për ta njoftuar

Disa minuta para fillimit të sulmit, Zyra e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern kishte pranuar një email nga i dyshuari për këto vrasje në masë, në dy xhami të Christchurch.

Sekretari për media, Andrew Campbell ka thënë për CNN-së se ky email ishte dërguar në një llogari “të përgjithshme” e cila mirëmbahet nga stafi dhe se nuk ishte parë në kohë nga kryeministrja.

Autoritetet kanë refuzuar të flasin rreth motiveve të mundshme që shkaktuan sulmin që vrau 49 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Por dokumenti me 87 faqe, i postuar edhe në mediat sociale para fillimit të sulmit, ishte i mbushur me fjalë ​​kundër emigrantëve dhe anti-myslimane.

Brenton Harris Tarrant, 28 vjeçar, u paraqit të shtunën në gjykatë, nën akuzën për vrasje.

Komandanti i Policisë së Zelandës së Re, Mike Bush tha se do të vendosen më shumë akuza ndaj këtij personi.