Sulmon mjekun i cili nuk i ofroi shërbime për vajzën dyvjeçare

Një mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër të Gjilanit është sulmuar dje nga një person.

Policia ka njoftuar se i dyshuari e kishte dërguar vajzën e tij dy vjeçare në kontrollim mjekësor, por pasi puntorët shëndetësorë ishin në grevë nga mjeku kujdestar i është sugjeruar që ta dërgon vajzën për trajtim mjekësor në Gjilan.

Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari pa pak kohe është kthyer në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër të Gjilan dhe e ka sulmuar mjekun kujdestar në detyrë.

Viktima sipas policisë nuk ka pësuar lëndime trupore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar më mbajtje.