Sulmon me thikë dy persona dhe arratiset

Dy persona kanë pësuar nga një i tretë pas një përleshje në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dy persona janë dërguar në QKUK pas sulmit me thikë nga një i dyshuar i cili gjendet në arrati.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit pas një zënke janë sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.