Ilustrim

Sulmojnë policin, arrestohen dy tifozë

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte në Prishtinë dy të dyshuar për sulm ndaj një zyrtari policor.

Incidenti ka ndodhur sonte rreth orës 19:45 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, njësia policore ka qenë duke patrulluar në sheshin “Zahir Pajaziti”, në funksion të mbajtjes së rendit dhe qetësisë.

“Disa tifozë te dyshuar janë kontrolluar, përderisa gjatë legjitimimit/kontrollit të tyre dy të dyshuar e kanë sulmuar një zyrtar policor. Me këtë rast dy të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet policore dhe janë shoqëruar në Polici”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Ndaj të dyshuarve është filluar procedurë hetimore.

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” është zhvilluar ndeshja mes klubeve gjilanase Gjilani dhe Drita, e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Derbi i Anamoravës: Drita vetëm 1 humbje më 2019, Gjilani vetëm 1 fitore

Ndeshja ka përfunduar pa gola.