Foto-ilustrim

Sulmoi Vëllain dhe Dy Zyrtarë Policorë

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar me mjet të fortë vëllain e tij dhe dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit policor, një person me të meta psikike ka sulmuar vëllain e tij me një mjet të fortë dhe më pas gjatë intervenimit të dy zyrtarëve policorë, ai ka sulmuar edhe këta të fundit.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Personat e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti policor ku ka konfiskuar një granatë dore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.