Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Sulmoi familjarët dhe policët, arrestohet rahovecasi

Është arrestuar një burrë nga komuna e Rahovecit, pasi që i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij, si dhe kishte dëmtuar gjësende të ndryshme në shtëpi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarin e ka hasur në oborr të shtëpisë së tij dhe se i njëjti, nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, andaj e kanë arrestuar të dyshuarin.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për 48 orë.