Foto: Ilustrim

Sulmohet një zyrtar policor

Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor është sulmuar nga një qytetar. Në njoftimin e tyre thuhet se gjatë një kontrolli është ndaluar një veturë me targa zvicerane dhe me kërkim të dokumenteve, pasagjeri shqiptar, shtetas i Serbisë ka ofenduar dhe ka  tentuar ta sulmojë fizikisht.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.