ARKIV - Ilustrim: Nga një protestë kundër dhunës ndaj grave FOTO ARKIV: KALLXO.com

Sulmohet një grua nga dy persona në Prishtinë

 

Policia njofton se dje një grua është sulmuar fizikisht nga një grua dhe një burrë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë rreth orës 15:30.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Një armë është konfiskuar ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt” njofton PK.