Policia e Kosovës në aksion - Foto: KALLXO.com

Sulmohet nga katër persona, nuk ka të arrestuar

Një person është sulmuar fizikisht nga katër persona tjerë.

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë ditë së djeshme në Fushë Kosovë, një person është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga katër persona të panjohur.

Në raportin e policisë nuk raportohet për persona të identifikuar apo arrestuar.

Njësitet policore sipas raportit janë duke hetuar rastin.