Foto: Ilustrim

Sulmohet me mjete të forta nga vëllau dhe nipi

Në komunën e Podujevës një burrë ka raportuar se për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga vëllai dhe nipi i tij.

Sipas raportit të Policisë në vend ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali, një thikë dhe një gëzhojë e revoles me gaz.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.