Ilustrim

Sulmohet fizikisht një shtetase e huaj në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 20:10 në Prishtinë , një grua me shtetësi të huaj ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person me të cilin po bashkëjetonte.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Kurse i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.