Muhamer Raifi para Gjykates ne Gjakove

Sulmi ndaj Policisë, të dyshuarit që se mbanin këmbët në gjykatë një muaj paraburgim

Gjyqtarja e procedurës paraprake Ilirjana Hoti, duke e aprovuar kërkesën e Prokurorisë, lë në paraburgim për një muaj të dyshuarin Raifi, duke filluar nga data 14 Nëntor e gjerë me datën 13 Dhjetor.

Raifi po dyshohet të ketë marrë pjesë në përleshjen me armë me policinë, të ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë.

I dyshuari Muhamer Raifi bashkë me tre personat e tjerë që gjenden në arrati, në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të vjedhjes së rëndë, shkaktimit të përgjithshëm të rrezikut si dhe veprën e lëndimit të lehtë trupor.

Në arsyetimin e gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se masa e paraburgimit prej një muaji, është e vetmja masë për të penguar të pandehurin Raifi për të mos kryer vepra tjera penale të njëjta.

Ndërsa në seancën paraprake të mbajtur dje para gjyqtares Ilirjana Hoti, prokurori Ramiz Buzhala kishte bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit Raifi.

Ndërkaq në anën tjetër, mbrojtësi i të dyshuarit Raifi avokati Gani Hoxha, duke e kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, në seancën e djeshme tha se nuk janë përmbushur kushtet ligjore.

https://kallxo.com/sulmi-ndaj-policise-ne-gjakove-i-dyshuari-nuk-mund-te-qendroj-ne-kembe-ne-gjykate-foto/

Prokuroria Themelore e Gjakovës, pretendon se Muhamer Arifi bashkë me personat N.N., vijnë nga Prishtina dhe me forcë hyjnë në dyqanin El-Tobaco duke vjedhur pako të cigareve dhe të holla, i shkaktojnë dëm material të dëmtuarit Drilon Kurti, e më pas arrijnë të largohen edhe pse vërehen nga policia.

Po atë natë i dyshuari Arifi në bashkëkryerje me të tjerët, duke e goditur me qëllim veturën e policisë, i kanë shkaktuar rrezik për jetë tre zyrtarëve policorë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

https://kallxo.com/gjakove-policia-perleshet-me-arme-me-hajnat/

.