Sulm/ Ilustrim

Sulm seksual ndaj të miturës në Kamenicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një të dyshuar me nacionalitet serb për keqpërdorim seksual ndaj një vajze  16 vjeçare në Kamenicë.

Policia njofton se dyshohet se i njëjti para gjashtë muajve ka keqpërdorur seksualisht të miturën, e cila me nacionalitet është serbe.

Viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në IML-Prishtinë.

Pas intervistimit i dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.