Sulm me thikë në një autobus në Gjermani

Katërmbëdhjetë njerëz janë plagosur, disa më rëndë, në një sulm me thikë në një autobus në qytetin gjerman të Lubeckut, thuhet në raportet lokale.

Policia në qytet, në shtetin verior të Schlesëig-Holstein, tha se një operacion i madh policor ishte në proces.

Raportet e pakonfirmuara të medias lokale thanë se sulmuesi ishte ndaluar nga policia.

“Aktualisht ka një vendosje të madhe të policisë në Luebeck. Ne po e shqyrtojmë situatën dhe do të japim më shumë informacion më vonë,” tha policia.