Sulm kibernetik ndaj MPJ-së së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se gjatë ditës së djeshme kanë pësuar një sulm kibernetik në sistemin e tyre.

Poashtu ministria njofton e hetimet tregojnë se burimet e sulmeve vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

“Dje sistemi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka përjetuar një sulm në internet. Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurt dhe duke punuar si duhet. Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve kryesisht vijnë nga Serbia dhe BiH” thuhet në postimin në Tëitter të kësaj ministrie.