Sukseset në punësime, rriten kërkesat për aderime në AAK

Partia qeverisëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha sot se në kryesinë e kësaj partie është diskutuar për kërkesat e shumta për aderime.

“Pjesë e diskutimit të sotëm ishin edhe kërkesat e shumta të degëve të AAK-së për aderime të reja në AAK, ku kjo tregon më së miri punën e mirë të Kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj dhe Aleancës në përgjithësi”, është bërë e ditur në një postim në Facebook.

Po ashtu Kryesia e AAK tha se i dhanë mbështetje liderit të partisë njëherësh edhe kryeministrit, Ramush Haradinaj për vendimet në qeveri.

“Kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, foli për zhvillimet politike në vend, aktivitetet për pranimin e aderimeve në degët e AAK-së dhe sistemimi i tyre në struktura. Kryesia e AAK-së i dha mbështetje të fuqishme liderit të partisë z.Ramush Haradinaj, për vendimet e një pas njëshme të qeverisë, të cilat po e fuqizojnë Kosoven si shtet dhe qytetarëve po i kthen dinjitetin”, thuhet tutje.

Ditëve të fundit janë bërë publike punësimet e familjarëve të zyrtarëve të AAK-së në institucione e kompani publike.

Deputeti i kësaj partie, Muharrem Nitaj i ka punësuar të dy djemtë, njëri në Telekom e tjetri në kompaninë “Pastrimi”.

Edhe djali i dytë i Muharrem Nitajt punësohet në ndërmarrje publike

Në kompaninë “Pastrimi” janë punësuar edhe disa familjarë të zyrtarëve të tjerë të AAK-së.

https://kallxo.com/kryeshefi-qe-simpatizon-aak-ne-flet-per-punesimet-e-familjareve-te-njerezve-te-afert-me-politiken-video/

www.kallxo.com