Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga - Foto: KALLXO.com

Sukseset e Kosovës Sipas Atifete Jahjagës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga konsideron se në shtetin e Kosovës është bërë punë e mirë në 10 vjetët e fundit.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Jahjaga numëroi ato që ajo i konsideron suksese në shtetin më të ri në Europë.

“Përkundër izolimit të viteve të fundit, kemi të rinj dhe të reja të jashtëzakonshëm që unë konsideroj janë pasuria më e madhe… Krijimi i një kulture demokratike të mbajtjes dhe të mbarëvajtjes së zgjedhjeve… të ndërtimit të marrëdhënieve ndëretnike… sukses tjetër është edhe ndërtimi i autostradës Kosovë-Shqipëri”, tha Jahjaga.

Në këtë intervistë Jahjaga flet po ashtu edhe për dështimet e shtetit sipas saj gjatë dhe pas përfundimit të mandatit të saj.

Përballë Jeta Xharrës, Jahjaga  po ashtu flet për disa nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë si Presidente dhe detaje të pazbuluara më parë të kohës sa ishte në udhëheqje.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: