Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Suharekë, pronari në aheng familjar - hajnat i vjedhin në shtëpi

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Suharekë.

Sipas njoftimit, një person ka raportuar në polici se derisa ishte në një aheng familjar, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një laptop të tipit Acer, dy telefona Samsung, 100 euro para të gatshme, një armë të gjatë, dhe shtatë fishekë.

Policia ka njoftuar se njësitet policore janë duke kryer hetime në lidhje me rastin.