Suharekë, komuna mbulon shpenzimet e varrimit për qytetarët e saj

Komuna e Suharekës sot ka arritur marrëveshje me institucionet fetare në vend për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për të gjithë qytetarët e kësaj komune.

Ndërsa shumë që do të ndahet për këtë mbulim do të jetë 200 euro dhe do të fillohet nga 1 marsi i këtij viti.

“Sipas një marrëveshjeje të mirëkuptimit për financim, që është nënshkruar sot në mes të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe dy përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Komunën e Suharekës , kryetarit të Bashkësisë Islame, Halim Shehu dhe priftit të Bashkësisë Katolike, Don Mikel Sopit, Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve. Në marrëveshjen e mirëkuptimit, thuhet se qëllimi i saj është mbulimi i shpenzimeve me mjete financiare për kryerjen e riteve fetare dhe të shpenzimeve të varrimit për qytetarë të Komunës së Suharekës, të dy përfaqësive asaj Islame dhe Katolike. Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të filloj të zbatohet që nga 1 marsi i këtij viti”, thuhet në komunikatë.

https://kallxo.com/historia-e-vushtrriasit-qe-shiti-vicin-per-ta-varrosur-nenen-dhe-paguar-antarsine-ne-bik/

https://kallxo.com/bik-u-zotohet-se-nuk-do-perseriten-rastet-e-kushtezimeve-te-pagesave-nga-familjet-me-asistence-sociale/