FOTO ILUSTRIM

Suharekasi ekstradohet në Shqipëri, ja për çka dyshohet

Autoritetet e Kosovës e kanë ekstraduar një shtetas kosovar në Shqipëri.

Policia shqiptare ka njoftuar se personi i ekstraduar dyshohet për veprat penale – mashtrim dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Kosovari i ekstraduar në Shqipëri nga Policia e Kosovës është 40-vjeçari B.H. nga Suhareka

B.H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 13 vjet burg për veprat penale – mashtrimi dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Sipas Policisë së Shtetit, B.H. në bashkëpunim me shtetasin V.K, kanë përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha nga persona të ndryshëm gjatë vitit 2009 dhe 2010 në Shqipëri. Më pas këto shuma parash i kanë transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

KALLXO.com raportoi sot se i dyshuari është arrestuar dje në pikën kufitare në Vërmicë.

https://kallxo.com/arrestohet-ne-kosove-i-dyshuari-i-cili-kerkohej-nga-autoritetet-e-shqiperise/

.