Suedia angazhon ushtrinë vullnetare pas 43 viteve

Në Lindje dhe në shtetet baltike vitet e fundit është rritur së tepërmi frika nga ndonjë agresion nga ana e Rusisë.

Këto shtete kanë kryer një sërë stërvitjesh të mëdha ndërkohë kanë përgatitur edhe vendstrehimet në rast lufte.

Po ashtu, NATO ka kryer stërvitje dhe ka rritur prezencën në vendet baltike si dhe në Poloni.

Shqetësimi ka prekur edhe Skandinavonë ndërsa Suedia ka ndërmarrë së fundi një lëvizje që nuk ndodhte prej 43 vitesh.

E gjithë ushtria vullnetare e këtij vendi është thirrur në stërvitje.

Plot 22 mijë ushtarë vullnetarë janë përgjigjur në ushtrimin për testimin e gatishmërisë.

Kjo gjë nuk ndodhte prej 43 vitesh, saktësisht prej vitit 1975.