Ilustrim: Poqi elektrik

Stuhia lë pa rrymë zona të Ferizajt, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit

Një stuhi shiu dhe erërash të forta ka kapluar sot pasdite rajonin e Gjakovës, Pejës, Prizrenit e Ferizajt dhe si rrjedhojë disa zona të këtyre rajoneve kanë mbetur pa energji elektrike.

Kompania KEDS njofton se moti i ligë ka shkaktuar jostabilitet në rrjet dhe si pasojë disa zona të rajoneve të lartpërmendura po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“Pavarësisht kushteve atmosferike dhe vështirësisë së intervenimit, ekipet e KEDS janë mobilizuar dhe gjenden në terren duke punuar intensivisht që të stabilizojnë gjendjen. Deri në njoftimin e radhës, kërkojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.