Studiuesit Xhevat Lloshi dhe Emil Lafe shpallen anëtarë nderi të Institutit Albanologjik të Prishtinës

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka shpallur anëtarë nderi të tij dy albanologët e shquar, studiuesit  Xhevat Lloshi dhe Emil Lafes në 80-të vjetorin e lindjes së tyre.

Këtë titull dy studiuesit nga Shqipëria e morën sot, gjatë mbajtjes së konferencës jubilare- shkencore të IAP-së, organizuar enkas për përvjetorin e këtyre dy studiuesve.

Organizimi i kësaj konference ka si qëllim që në këtë përvjetor të veçojë kontributin që kanë dhënë dy shkencëtarët për gjuhën dhe kulturën  shqipe.

Lloshi dhe Lafe konsiderohen si dy prej  kontribuesve të mëdhenj dhe jetëdhënësit e standardit të gjuhës shqipe.

21 Shtator 2018 - 12:58

21/09/2018 - 12:58
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend