Fakulteti Fikozofik, UP. Foto: Atdhe Mulla

Studentët: Politizimi po e Dëmton Sistemin Arsimor

Të rinjtë e anketuar për rubrikën “VOX” të Radios Evropa e Lirë thonë se vërehet ndikimi i politikës në sistemin e arsimit, e me raste edhe presioni politik.

Sipas tyre, ky ndikim është i pranishëm si te profesorët, ashtu edhe te studentët, çka po e dëmton sistemin arsimor.

“Sistemi arsimor është i politizuar. Vërehet në kohën e zgjedhjeve, kur profesorët mungojnë bajagi. Ka edhe prej atyre që nuk janë të ndikuar prej kësaj, dhe kjo mua më pëlqen shumë”, thotë studentja Gentiana Beqiraj.

Në vlerësimet e testit ndërkombëtar PISA, Kosova doli dobët, e së fundi Agjencia e Kosovës për Akreditimit, është përjashtuar nga Regjistri Europian i Cilësisë për Arsimin e Lartë.

“Sistemi arsimor është shumë i politizuar, me vetë faktin se në testin e PISA-s dolëm ndër vendet e fundit dhe kjo tregon për kualitetin e dobët, e kualiteti i dobët vjen nga politizimi, nga keqarsimimi, nga keqqeverisja”, thotë studenti Lirim Gjimi./REL  (Video: Bujar Tërstena)