Studentët Kërkojnë Bursë në Shumën 900 Euro

Studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë mbledhur para Rektoratit për të kërkuar rritjen e shumës së bursave për studentët meritorë.

Aksioni vjen pas vendimin të Këshillit Drejtues të UP-së për ta ulur shumën e bursave në 500 euro, nga 600 sa kishte qenë vitin parpakisht.

Arben Elshani, student i Fakultetit të Arteve  dhe nënkryetar i organizatës studentore “Reforma”, tha se ata nuk janë të kënaqur as me kthimin në shumën 600 euro, të premtuar nga rektori, Marjan Dema.

“Ne nuk do ta pranojmë shumën prej 600 euro. Ne do të kërkojmë që shuma të jetë 900 euro si ka qenë më herët. Duke u bazuar në shpenzimet që kemi, 900 euro është një shumë e mjaftueshme”, tha Elshani.

Ai po ashtu paralajmëroi se nëse kërkesa nuk u plotësohet mund të priten protesta.

Një grup i studentëve të UP-së paraprakisht kishte zhvilluar disa vizita dhe kishin marrë premtime nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi si dhe  kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për rritje të shumës së bursave.

http://kallxo.com/ministri-arsimit-reagon-ndaj-uljes-se-bursave-te-studenteve/