Studentët e UP-së bëhen me fushë të 'Volejbollit të Plazhit'

Studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit (FEFS) në Universitet të Prishtinës, nga sot do të kenë një vend të ri për të ushtruar sportin e ‘Beach volleyball’-it, falë fushës së re e cila u përurua sot në kampusin e UP-së.

Për ndërtimin e kësaj fushe, dekani i këtij fakulteti, Musa Selimi, falënderoi UP-në.

“Për inagurimin e fushës së re të volejbollit, të cilën po e përurojmë sot për herë të parë, e falënderojmë Universitetin e Prishtinës dhe rektorin prof. dr. Marjan Dema, që bëri të mundur që kjo fushë të ndërtohet në kampusin tonë”, tha Selimi.

Xhudjen Kruti, studente e vitit të dytë në Fakultetin e Edukimit dhe Sportit, thotë se është e lumtur që është ndërtuar kjo fushë.

“Duke pasur parasysh që unë tash e 12 vite luaj beach volleyball, kjo fushë është gjëja më e mirë që ka bërë universiteti, pasi që nuk ka një të tillë në Prishtinë”, tha Kruti.

Në ceremoninë e organizuar nga UP dhe Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, përveç përurimit, nisi edhe gara në ‘Beach volejboll’, e cila do të zgjasë pwr dy ditë radhazi.

Për kontributin e tyre në seminarin vullnetar, studentët e këtij fakulteti u shpërblyen me certifikata.

Ndërsa UP, ka bërë të ditur se fusha e re do të jetë e hapur për të gjithë studentët e UP-së.